Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, ka nisur sot një aksion për lirimin e hapësirave publike – trotuaret nga bizneset, disa prej të cilave i kanë vendosur produktet e tyre dhe kanë bllokuar qarkullimin.
Në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça me bashkëpunëtorë, ndërsa është shprehur se nuk do të ketë tolerime për askënd që i promovon artikujt jashtë normave të lejuara.
“Sot jemi në këtë aksion për lirimin e trotuareve nga bizneset që po i qesin artikujt e tyre në kundërshtim me ligjin. U bëjë apel të gjitha bizneseve që t’i largojnë vetë produktet që i e pamundësojnë qarkullimin e qytetarëve, përndryshe nuk do të ketë tolerime dhe do të ketë gjoba të ashpra ndaj të gjithë atyre që e thejnë ligjin”, ka thënë Korça.
Ai ka bërë të ditur se vërejtje u janë dërguar të gjitha bizneseve të komunës së Gjilanit që i kanë bllokuar trotuaret dhe inspektorët do të veprojnë me kohë.
Gjilani u bënë thirrje bizneseve që t’i lirojnë trotuaret, përndryshe pasojnë gjobat
NGA KATEGORIA