Gjilani me aktivitete të ndryshme për mërgimtarët

E publikuar: 30/07/2017 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Gjilanit për nder të muajit të bashkatdhetarëve të shpallur me kalendar të qartë të aktiviteteve, pas koncertit të madh të mbajtur në qendër të Gjilanit, sot ka organizuar në bashkëpunim edhe me klubin e bjeshkatarëve “Alpin”, ecjen në këmbë në malet e Karadakut.

Aktiviteti i mbajtur sot në Karadakun e pasur me bukurit malore, ka tërhequr një numër shumë të madh të anëtarëve të klubeve të ndryshme bjeshkatare dhe një numër të madh të të interesuarve nga diaspora që të bashkangjiten në ecjen e përbashkët që në orët e hershme të mëngjesit.

Njëzëri janë pajtuar të gjithë pjesëmarrsit se në këtë anë potencial i madh i turizmit është i mundur të zhvillohet, sepse, sipas të pranishmëve, këto bukuri natyrore rrallë kush i ka.

Gjatë muajit Korrik dhe Gusht, Komuna e Gjilanit ka organizuar dhe do të organizojë edhe shumë aktivitete të tjera për bashkatdhetarët në diasporë.

Të gjitha aktivitetet janë organizuar nga zyra e kryetarit së Gjilanit, Lutfi Haziri në bashkëpunim me Njësinë për Kulturë, Rini dhe Sport./infosot/