Një person e ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje në Gjilan.
Policia njofton se në aksident ishin të përfshirë një veturë me ngasës shqiptarë si dhe një biçikletë që drejtohej nga një serb.
” Si pasojë e aksidentit të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, por viktima /Serb nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë”bën të ditur policia.
Ndërkaq, i dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.