Gjilan: Arrestohen tri persona për kokainë e marihuanë

E publikuar: 29/09/2023 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 3 të dyshuar në qytetin e Gjilanit, për posedim të subsancave narkotike.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur në fshatin Bresalc.

Gjatë kontrollit atyre iu gjetën 16.2 gram kokainë dhe 2.4 gram marihuanë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë

Fsh. Bresalc, Gjilan. 28.09.2023 – 15:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, gjatë kontrollit të veturës së tyre i është gjetur dhe konfiskuar 16.2 gram substancë narkotike e llojit Kokainë dhe 2.4 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.