Një grua 54 vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë derisa po kalonte rrugën mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjilan, saktësisht në rrugën “Idriz Seferi”.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Goditja e rëndë i kishte shkaktuar lëndime trupore të aksidentuarës, të cilës ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin e Gjilanit e më pas ishte transferuar në QKUK në Prishtinë.
Përkundër përpjekjeve, rrethe orës 01:22 të së premtes e aksidentuara ka ndërruar jetë.
Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit drejtuesi 21 vjeçar i veturës që shkaktoi aksidentin është ndaluar për 48 orë.
Trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion.