Gjeneralin që kreu krime në Kosovë, Vulin e quan hero

04.12.2015 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjeneralin që kreu krime në Kosovë, Vulin e quan hero

Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia nuk ua kthen shpinën gjeneralëve dhe heronjve të vetë, përkundrazi vendi mburret me ta.

Vulin, i cili dje në aeroportin e Nishit e priti të dënuarin e Hagës, gjeneralin Vladimir Lazareviq, tha sot se ai është krenar se Lazareviq më në fund është i lirë, ngase ai luftoi me heroizëm për vendin e tij,.

“Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me gjeneralët e tij”, transmeton KP deklaratën e Vulinit për Televizionin “Pink”.

Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Vladimir Lazareviq, i cili u lirua pasi kreu dënimin e tij për krime lufte në Kosovë, u prit si hero pasi u shoqërua në shtëpi nga dy ministra të lartë të shtetit serb.

Me qindra njerëz që mbanin banderola me si “Mirësevjen, gjeneral!” dhe brohorisnin “Lazareviq, heroi ynë!”, përshëndetën ish-oficerin ushtarak pasi ai mbërriti në qytetin serb të Nishit nga qendra e paraburgimit në Hagë ditën e enjte.

Lazareviqi është dënuar për përgjegjësi komanduese me 14 vjet burg për krimet në Kosovë, si komandant i korpusit të Prishtinës, e pastaj edhe komandant i armatës së tretë të ushtrisë jugosllave më 1998 dhe 1999.

Ai ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ndërsa në Hagë, siç shkruan Tanjug, është dorëzuar vullnetarisht në vitin 2005. Fillimisht është dënuar me 15 vjet, ndërsa pas ankesës dënimi i është zvogëluar për një vit. /kp

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun