Gjendja alarmante e ajrit, IKSHKP u bën thirrje qytetarëve të rrinë brenda

E publikuar: 05/12/2023 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se ndotja e ajrit është jo e shëndetshme sonte në Prishtinë.

Për këtë aryse, IKShPK i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda.

”Ajri jo i shēndoshē sonte nē Prishtinē! Të redukohen daljet në qytet dhe nē vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat.”