Të hënën, rreth orës 10: 30, në vendin e quajtur Soçanicë në lumin Ibër të komunës së Mitrovicës, nga kalimtarët e rastit është parë një trup i pajetë në këtë lumë dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë përpjekje që ta nxjerrin trupin nga lumi.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
“Njësitë e hetimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ashtu sikurse edhe njësiti i forenzikës dhe mjekësisë ligjore, të cilat do ta dërgojnë trupin për obduksion, për ta vërtetuar identitetin e personit”, tha Bojiq.
Bojiq ka theksuar se ekipet janë ende në terren dhe se po përpiqen që ta nxjerrin trupit e pajetë nga lumi Ibër. Sipas tij, ende nuk ka informacion për identitetin dhe për gjininë e trupit të pajetë.