Gjendet marihuanë në Qendrën Korrektuese në Dubravë

E publikuar: 19/12/2023 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë gjetur 3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Kjo sasi është gjetur gjatë kontrollit të objektit.

“Q. Korrektuese, Dubravë-Istog 09.12-18.12.2023- NN. Me 18.12.2023 është raportuar se gjatë kontrollit në objektin e burgut është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 3 gram. Është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24- orësh.