Gjendet e vdekur një grua në Prizren, policia jep detaje

E publikuar: 26/07/2021 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua është gjetur e vdekur në Prizren.

E ndjera jetonte e vetme në banesën e saj.

Fqinjët e së ndjerës kishin një kohë që nuk e kishin vërejtur atë tek lëvizte rrugëve.

Ata kishin lajmëruar policinë.

Kështu bëri të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Rruga ‘’Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, është raportu rasti, por nuk dihet koha e vdekjes, sepse viktima ka jetuar e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetuar e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatu nga ekipi i emergjencës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar ne IML për obduksion”.