Giresse fajëson gjyqtarin për barazimin ndaj Andorrës

E publikuar: 28/03/2023 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alain Giresse

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka thënë se ende është shumë herët që të flitet për gjasat e Kosovës që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Giresse u ndal edhe te gjyqtari, për të cilin tha se nuk i pëlqyen vendimet, njofton Klankosova.tv.

“Janë disa arsye që lidhen njëra pas tjetër, pikë e parë nuk arritëm të thyejmë këtë bllokadë që bëri Andorra. Nuk arritëm të konkretizonim rastet. Disa vendime të gjyqtarit që nuk mu duken në rregull”, ka thënë Giresse për Klan Kosova.

“Është shumë herët që gjithçka ka përfunduar me këtë lojë, do të japim gjithçka që duhet, është shumë herët që të thuhet se gjithçka ka përfunduar”.

“Siç e thashë po e përsëris është shumë herët që të dorëzohemi, i kemi këto lojë, nuk do të dorëzohemi, duhet të mendojmë se si të kualifikohemi, jo në anët negative”.