Gërvalla në televizionin polak e godet Vuçiqin për vizitën në Moskë, e quan satelit të Rusisë

E publikuar: 08/05/2025 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Jashtme në dorëheqje, Donika Gërvalla, në një intervistë për televizionin polak “TVP”, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, në Rusi tek Vladimir Putini.

Gërvalla ka thënë se Vuçiq muaj pas muaji po e dëshmon që është një satelit i Rusisë dhe se po e zbaton politikën ruse në përpikmëri.

“Është vërtet e vështirë të shpjegohet se si, muaj pas muaji, Presidenti serb Vuçiç u tregon të gjithëve se është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë.”, ka thënë Gërvalla.