Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, ofrojmë bashkëpunim

E publikuar: 25/06/2024 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla është takuar me Presidentin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis.

Për këtë takim ka njoftuar MPJD, duke treguar se është folur për fuqizimin e bashkëpunimit për rrugën euroatlantike të Kosovës, në këtë rast anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo ka kërkuar që Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherit, President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis”.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla, e shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadori Lulzim Hiseni e uroi Ministrin Landsbergis për marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Më tej Ministrja Gërvalla theksoi se, ashtu siç ka konfirmuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe ofroi bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me qëllim që sa më parë të mund të mblidhet Komiteti i Ministrave për të marrë vendimin historik për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020