Por ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj.
Gecaj këto deklarata i ka cilësuar si shpifje të Bulliqit duke shtuar se ka diskutime por asnjëherë presione.
“Kjo, si shumë deklarime të tjera të mëparshme të tij, është një shpifje. Diskutime ka, presione asnjëherë”, ka thënë Bajram Gecaj për lajmi.net.
Përndryshe, kryeministri Mustafa sot ka thënë se Demarkacioni do të procedohet në Kuvend atëherë kur të bëhen votat e nevojshme.