
Iu kërkua nga gazetarët të ketë kujdes se mos ‘po rrëzohet’ në shkallë – Albulena Haxhiu u qesh dhe u përgjigj se “nuk na duhet edhe një tjetër rrëzim”.
“A mundemi më shpejtë, se e kemi një aktivitet në ora 11, te memoriali i heroinave”, kërkoi Haxhiu nga gazetarët pas rrëzimit të 34 të saj si e propozuar e VV-së për kryetare të kuvendit.
“Është e qartë se ne gjatë kësaj kohe, asnjë moment nuk kemi parë ndrysim të qëndrimev enga ana e opozitës. Kemi parë munges të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituimin e kuvendit”, tha ajo.
“Opozita vjen dhe s’bën asgjë, çfarë kuptimi ka? Është veprim i papërgjegjshëm dhe juridikisht shkelje kushtetuese. Qëndrimi i VV-së është i qartë: Kuvendi duhet të konstituohet. Në këtë drejtim që nga 15 prilli ne kemi dhënë votën “për” për gjithçka që ka qenë në rend të ditës”, tha ajo.