Gashi: Kryetari duhet të zgjidhet me votën e hapur

E publikuar: 05/07/2025 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ripotencoi qëndrimin se kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të zgjidhet me votim të hapur.

Sipas tij, ndryshimi i çdo procedure kuvendare bëhet me mocion procedural.

“Ndryshimi i çdo procedure kuvendare bëhet me mocion procedural. Mocioni procedural duhet të propozohet në seancë dhe të votohet së pari shmangia e rregullorja me dy të tretat e deputetëve dhe pastaj ndryshimi i procedurës. Është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë. Duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë dhe mënyrës se si është votuar gjithmonë. Kryetari i kuvendit duhet të zgjidhet me votën e hapur”, tha Gashi.

Ndërkaq, lidhur me kërcënimin për një mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës, Gashi tha se ndihet i sigurt në Kuvendin e Kosovës dhe institucionett e sigurisë po e kryejnë punën e vet.

“Po, policia po e kryen punën e vetë, institucione e sigurisë po e kryejnë punën e vetë. Ne të tjerët duhet t’i kryejmë punë tona”, tha Gashi.

Seanca konstituive e thirrur të mbahej sot në orën 11:00 u shtye për në orën 20:00 për shkak të paralajmërimit për shpërthimin e një bombe brenda ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, Policia e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta lirojnë ndërtesën./Z.Zeneli