Gara për kryetar, Bislimi ankohet se Kryesia e LDK-së nuk po i ofron qasje në listën e delegatëve

E publikuar: 17/11/2023 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, thotë se Kryesia e kësaj partie nuk i ka ofruar qasje në listën e delegatëve dhe kontaktet e tyre.

Bislimi ka thënë se janë bërë pesë ditë që nga dita kur i ka dorëzuar Kryesisë së LDK-së shkresën zyrtare, përmes së cilës i ka njoftuar për kandidaturën e tij dhe ka kërkuar kontaktet e delegatëve, por se nuk ka marrë përgjigje.

Bislimi ka thënë se “kjo është sjellje e papranueshme për një parti institucionaliste si LDK-ja!”.