GAP: Komunat të zhveshura nga kompetencat në pesë fusha

E publikuar: 14/09/2017 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti për Studime të Avancuara (GAP) ka nxjerrë një raport përmes të cilit janë bërë publike problemet që kanë komunat e Kosovës me kompetencat që ua garanton Ligji për Vetëqeverisjen lokale, në pesë fusha: zhvillimin ekonomik lokal, menaxhimin e pronës komunale, menaxhimin me mbeturina, furnizimin me ujë, mbrojtjen e mjedisit lokal, përgjigjet ndaj rasteve emergjente lokale, por të cilat kompetenca megjithatë janë përvetësuar nga niveli qendror, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë Raport thuhet se Instituti GAP gjatë hartimit të këtij raporti ka marrë parasysh edhe mendimet e pesë kryetarëve të komunave, atij të Drenasit, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Vitisë dhe Obiliqit.

“Një nga fushat në të cilat komunat nuk pajtohen se kanë kompetenca të plota është ajo e zhvillimit ekonomik lokal. Pesë kryetarët e komunave, të cilët i kemi intervistuar , si dhe të tjerë të cilët kanë shpreh pakënaqësitë e tyre gjatë këtyre viteve, ankohen se niveli qendror dhe ligjet në fuqi ua pamundësojnë komunave që të ndërmarrin veprime për zhvillim ekonomik lokal”, thuhet në këtë raport.