Futbolli solidarizohet me refugjatët, klubet nisin angazhimet

07.09.2015 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Futbolli solidarizohet me refugjatët, klubet nisin angazhimet

Sporti botëror sensibilizohet me vuajtjet që refugjatët sirianë po përballen për t’u zhvendosur në vendet perëndimore për t’u shpëtuar tmerreve të luftës civile që ka përfshirë vendin e tyre. Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se ka shkuar në 60 milionë numri i personave të detyruar për të braktisur shtëpitë e tyre në kërkim të një jetë më të mirë. Mijëra prej tyre nuk ia kanë dalë mbanë për shkak të pengesave që hasin por edhe incidenteve apo tragjedive detare. Një prej klubeve që është vënë në lëvizje për ta mbështetur kauzën e tyre është Roma që nëpërmjet projektit “Footbal Cares”, synon t’u vijë në ndihmë mijëra emigrantëve. Të tjera klube në Gjermani, Skoci e Spanjë kanë ndërmarrë inisiativa të ngjashme.

Bayerni dhe Reali do të dhurojnë nga 1 milionë Euro, ndërsa klubi i Romës do të përfshihet në një fushatë më të gjerë që parashikon mbledhjen e fondeve në institucionet e kryeqytetit italian me shpresën se do të tërheqë në këtë inisiativë edhe shumë klube të tjera të Serie A dhe B. Ndërkohë në Angli, shumë tifozë po përpiqen të ndjekin shembullin e gjermanëve, shumë prej të cilëve i pritën refugjatët sirianë me bandeola ku u uronin mrëseardhjen. Të parët në radhë qëndrojnë mbështetësit e Aston Villas dhe Swindon Town, ndërsa West Bromvich Albion ka aktivizuar llogarinë e Albion Foundation për të grumbulluar sa më shumë të holla që do të shkojnë për refugjatët në nevojë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Arsenali që deri tani ka grumbulluar rreth 500 mijë Euro me kontributin e futbollistëve dhe tifozëve.

Në Gjermani, përveç Bayernit në lojë është futur edhe Borussia Dortmund që ftoi 220 refugjatë për të ndjekur ndeshjen e parë të kampionatit në mënyrë që të jepte një mesazh sensibilizues për të gjithë botën.  Një inisiativë e veçantë është ndërmnarrë edhe në Uells ku në kishën shumë pranë stadiumit të Cardiff u ndezën qirinj nga tifozët në kujtim të viktimave siriane. Në Skoci, kampionët e Celtic ka nisur punën për të grumbuluar sa më shumë të holla, duke theksuar se një nga objektivat e klubit 130 vjeçar është edhe mbështetja e vlerave humane. Ndërkohë, Liverpooli ka angazhuar në terren shumë tifozë për të siguruar ushqim dhe vëshëmbathje, ndërsa shumë klube të tjera në të gjithë Evropën po dhurojnë shuma të konsiderueshme në mënyrë që emigrantëve t’u sigurohet një trajtim sa më njerëzor. Futbolli po e fiton betejën e tij në kontinentin e vjetër duke i dhënë botës një mesazh të fortë solidariteti.

Protesters demonstrate with a banner 'Refugees welcome!' in Dresden, eastern Germany, Saturday, Aug. 29, 2015. A refugee shelter was attacked by far-right protesters in Heidenau near Dresden over the last weekend. (AP Photo/Jens Meyer)

images 2541 reali tifozwt gjermane urojnw mireseardhjen

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)