Funeral për Edi Ramën / Ja skenari Berisha

E publikuar: 05/12/2015 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fjala ne Parlament sot Nga Sali Berisha:

Ky është buxheti i katastrofës, buxheti i funeralit të një qeverisje që s’meritonte të ishte një ditë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

për ju, për fëmijët, burrat, gratë, të sëmurët, pensionistët, shkollarët, punëtorët, punonjësit, mbarë shqiptarët në Shqipëri por dhe për Shqipërinë në tërësi kjo është dita më e rëndësishme e Parlamentit, sepse këtu vendoset buxheti juaj i dytë. Buxhet, i cili është i lidhur më shumë se çdo gjë tjetër me qesen tuaj, me kafshatën tuaj, me shkollimin tuaj, me mjekimin tuaj, me suksesin tuaj të inisiativës së lirë, me sigurinë tuaj. Pra, aq sa, si fjalë, për fat të keq shqipja nuk i ka gjetur një përkthim të përshtatshëm, mbetet aliene për fat të keq, aq dhe është e aftë, aq është në lëkurën tuaj, aq është në shpirtin tuaj, në jetën tuaj të përditshme, çdo, dite, çdo ore, çdo jave, çdo muaji. Me të drejtë, natyrisht buxhetet llogariten me shifra, në të dhëna statistikore, në grafiqe, po kur kjo mazhorancë shndërron gënjeshtrat në shifra, shndërron grafiqet në gënjeshtra, shndërron të dhënat në fallsifikime dhe mashtrime, shifrat injorohen, harrohen, nuk operoni dot me to. Për hir të së vërtetës, njëriu që foli tre orë këtu, foli absolutisht si elifi matrak. Paraqiti një zinxhir pa fund orësh të gjata injorancën si argument dhe ku ti u servir të tjerëve injorancën si argument është një problem shumë madhor. Disa herë jam ndalur me termat që përdor ai. Se nuk mund të thotë kryeministri “defiçiti për borxh dhe borxhi për defiçit”, se janë kategori krejtësisht të ndryshme, dhe del këtu elifi dymetërlik dhe thotë shqiptarëve atë që nuk ja thotë veçse një analfabet. Dhe përpiqet pastaj të bëhet interesant me furrxhiun e Surrelit dhe pantallonat e lagura. Po të jetë për pantallona të lagura ja ku e kam fotografinë dhe po të doni ja u jap. Ndaj dhe i vetmi që s’mund të flasë për pantallona të lagura është ai që është fotografuar me pantallona të lagura.

Pra, problemi është se kemi të bëjmë me ditën më të rëndësishme, kemi të bëjmë me aktin më të rëndësishëm për ju, por me keqardhje shumë të madhe më duhet tu them, se në rast se dy vite me radhë, nga kjo platformë, unë kam denoncuar buxhetin e gropës, kësaj here të dashur qytetarë denoncoj buxhetin e katastrofës. Dhe unë ju garantoj dhe do të jemi këtu çdo muaj, para syve tuaj do zhvillohet kjo katastrofë ekonomike në të cilën e zhyti kjo mazhorancë ekonominë shqiptare. A ka gjë më të paimagjinueshme, që të dalë këtu ministri i financave dhe të shtrojë pyetjen se ç’lidhje ka rritja me buxhetin. i mund ta shtrosh këtë pyetje? Që në momentin që shtron këtë pyetje tregon që ke një raport me financat jashtë kohe dhe hapsire. Nuk dua t’u harxhoj të dashur qytetarë asnjë sekondë për rritjen, por më duhet tu them se TVSH dhe të ardhurat prej saj janë shtylla kryesore e rritjes, se investimet publike të bëra me buxhet janë një shtyllë tjetër e rëndësishme e rritjes ekonomike, duhet t’u them se ajo që quhet rritje ekonomike në Shqipëri, përveç TVSH që thashë, 18% e ka safi nga sektori publik si rroga etj me rradhë. Por problemi qëndron se kemi të bëjmë me një buxhet katastrofe, dhe me lumturorë të cilët flasin në mënyrë absolute pa asnjë njohuri, se sipas tyre “lumturi” këtë vit, “lumturi” o qytetarë mbi fatkeqësinë tuaj. Mburrje se tani do paguajnë sa frëngu pulën gropën që bëjnë. Morën çmëndurisht në dy vite mbi 2 miliardë dollarë borxh. Dilte këtu dhe na kapardisej duke thënë se ky është buxheti më i madh në histori, për të më imituar mua, por harron se buxhetin mund ta rrisësh sa të duash por rrëzohesh vitin tjetër dhe thyen qafën. është e turpshme të thuash që shkon 71%. A nuk morët ju sapo erdhët javën e parë 460 milionë dollarë borxh? A nuk morët ju vitin e parë 1.1 miliardë dollarë borxh? Po pse fola unë për gropë? Sepse ju bëtë gropën, ndërsa tani doni të fshihni, të gënjeni e të mashtroni e të thoni se e gjetëm 70% borxhin.

Të dashur qytetarë ky është buxheti katastrofës. Pse është buxheti katastrofës? Sepse së pari, siç e shihni ky është viti i tretë që rrogat tuaja shkojnë në rënie. Janë rritur, marrë së bashku inflacioni 2013-14-15, është rreth 6%, marrë së bashku inflacioni i këtyre viteve të atyre që quhen mallra më të përdorshme të shportës disa më thonë se është 13%, të tjerë më thonë se është më pak, por një gjë është e sigurtë, 6-ta është absolute. E dëgjuat këtu atë, kur thoshte se mallrat janë më lirë se dy vjet më parë? Sigurisht që janë më lirë se dy vjet më parë kur vilën e Surrelit e furnizoi me të gjitha të mirat e kësaj bote pa asnjë lek, falas. Se sa kushtojnë për ju o qytetarë, s’ka rëndësi.

Po cilido prej jush që e gjykon se këtë vit blen më lirë se dy vjet më parë, unë i them voto përjetë Edi Ramën.

Ky është buxheti i katasrofës, ky bën fjalë për rënien e çmimit të naftës. Ky more qytetarë ju tregon Stambollin ju, në atë kuptimin e vjetër. E bleni ju naftën më lirë në Shqipëri? Në Stamboll nafta ka rënë, në Paris nafta ka rënë, në Londër nafta ka rënë, kudo ka rënë, po edhe në Maqedoni, por a ka rënë gjë në Tiranë nafta? Nëse e bleni më lirë naftën mos më besoni por nëse nuk e bleni, është koha të reflektoni, nuk mund të tallet njëri me cinizëm të tillë.

Pse është buxheti i katastrofës? Ju keni fëmijë, ju dhe vetë jeni shumë të papunë, fëmijët tuaj hyjnë në moshë pune, çdo vit rreth 60 mijë. Po a premton vende pune? Absolutisht shkatërrim masiv të vendeve të punës. Unë nuk po përdor shifra megjithëse i kam të gjitha këtu. Nuk jam unë, por janë të gjitha institucionet dhe mediat, vetë tatimet që kanë konfirmuar 73 mijë vende pune janë shkatërruar në muajin e revolucionit stalinist ndaj biznesit, në muajt shtator-tetor. Atëherë çfarë ju premton ky buxhet? Largim masiv të biznesmenëve. Dhe për herë të parë në jetën time dje bëra një thirrje; biznesmenë ikni nga Shqipëria. E kam pyet vetëm 100 herë nëse bëra mirë apo jo. Përsëri kur vjen puna në raport me të drejtat e njeriut unë qëndroj në themel dhe kam bërë shumë mirë.

Pse do të sillemi kështu me këta njerëz, që me gjeninë e tyre, me iniciativën e lirë transformuan Shqipërinë dhe ju bëni atë që nuk jua ka bërë kush në Europë. Çfarë kujtoni ju se do të krijoni vende pune? Jo morë prisni shkatërrim masiv të vendeve të punës, ndaj dhe ky buxhet do të jetë buxheti i katastrofës. Si do të japim bankat kredi? Kujt do ti japin? Mua, unë nuk marr dot se nuk jam biznesmen, as këtyre këtu. Kreditë i marrin biznesmenët, ato i investojnë dhe krijojnë vende pune, por po ia mbathin. Një klimë e paimagjinueshme armiqësore.

Pse duhet buxheti? Një nga gjërat kryesore që duhet në buxhet është të investosh për përmirësimin e klimës së biznesit. Se ti vërtet investon një dollarë në rrugë por i pari që përfiton nga rruga është tregu, dhe pikërisht se është tregu i pari, në të gjitha studimet e Bankës Botërore del se një dollarë në rrugë kthehet, me afat 5 vjeçar, në 4 dollarë fitim. Po pse? Sepse investon dhe ndihmon tregun. Ky fliste këtu për rrugë si për lugatët e Sali Berishës. A e vutë re ju se çfarë tmerri kishte ky njëri për rrugët. Tre rrugë i lamë pothuaj në përfundim, rrugën e Beratit, të Linit dhe rrugën e Vermoshit. Hajde Vermoshi se është më larg, po Berati more, që një urë kishte. Kaloj një ditë aty dhe tre punëtorë punonin në urë. Po Lini? Shkoi zotëria e tij dhe kur shkoi në 11 shkurt të vitit 2014 dhe tha se para sezonit turistik kjo ka përfunduar, dhe tha se duhen ca modifikime etj etj. Shkoi zotëria tjetër ca më vonë e njëjta gjë, nuk ecën rruga. Nuk ka të ardhme kjo. Ky të gjithë raportin shpirtëror që ka me Koçon e universalizon në rang shteti. Rama tha “rrugë pa projekte”, rruga e Elbasanit nuk kishte projekt tha. Mësojani more se pa projekte nuk të jep kush një lek, mësojani more ca gjëra. Nuk ka institucion financiar ndërkombëtar që mund të të japë një qindarkë financim pa projekt dhe të miratuar në bordin e tij. Ishte në ditën dhe kishte marrë ekstraktin më të fortë që fliste në këtë mënyrë. Njeriu nuk flet në këtë mënyrë. Duhet të ketë respekt për njerëzit.

Ky është projekti i katastrofës. Investimet e huaja bien në pikiatë. E dëgjuat sot, çdo gjë ishte paraqitja atërore, 1938 krahasimi. Etërit e tij e krahasonin me Zogun, bijtë e krahasojnë me Sali Berishën, kjo është e vërteta ju e dëgjuat. Po pse kjo? Sepse nuk ka bilanc, nuk kanë se çfarë të tregojnë, se nuk kanë shtruar një kilometër rrugë, nuk tregojnë dot një shkollë, se nuk tregojnë dot një spital, se nuk tregojnë dot një ujësjellës, se nuk tregojnë dot një impinat të përpunimit të ujërave të zeza, se nuk tregojnë dot një qendër shëndetësore, se nuk tregojnë dot një qendër sociale, por inaugurojnë apartamente që ne i kemi inauguruar 12 vjet më parë si qendra punësimi, nuk kanë se çfarë të tregojnë këto. Zero. Prandaj këta janë në kohën time por janë mjeranë. Ashtu siç i dua unë ç’është e vërteta, të jem i hapur me ju. Unë qytetarët i dua por këta jo. Nuk i dua, se nuk bëjnë asgjë dhe rrinë e krahasohen me mua. Flet burri i botës 10 minuta për rrugët pa projekte e rrugë me projekte, por ai që e thotë këtë ai është një zero në njohuri, kujton se qeveria ka funksionuar siç ka funksionuar ai me Koçon që hidhte petat e ziftit që binin për pak muaj.

Ky është buxheti katastrofës, investitorë të mëdhenj po largohen nga Shqipëria, në një betejë amorale të paimagjinueshme të kësaj qeverie me ta. BANKERS po përzihet nga Koço Kokëdhima, taksapaguesi numër një i Shqipërisë. Nuk e di sesa mizor është ai ndaj bizneseve të tjera. Tu lëshosh Koçon është si tu lëshosh egërsinë mesjetare. Kjo është katastrofë ndaj bizneseve. Ligjet që miratuan dje janë katastrofë për biznesin. Ligji që miratuan për pronën, ligji i Koços është ai, ligji i nacionalizimit të bregut të Shqipërisë. A e dini ju more zotërinj që është klientela, e cila do të ndërtojë dhe një fshatar nga bregu nuk ndërton dot në tokën e tij, se duhet të mbarojë klientela e Ramës, duhet ti shesë klientela e Koços ndërtimet dhe pastaj të ndërtojë, por nuk ndërton dot për së gjalli se shumica janë dhe të moshuar. A e dini ju se nuk lejohet. Është një katastrofë se ka bllokuar ndërtimin. Jo vetëm kaq, por ata që do të ndërtojnë pallate mbi katër katëshe duhet të marrin firmën e kryeurbanistit Edi Rama. Çfarë do të thotë kjo? Një urdhër i turpshëm ky, duhet të lënë katet tek Edi Rama. Çfarë paska firma e Edi Ramës në krahasim me firmën e një kryetari bashkie apo ndonjë tjetri. Tani mbi katërkatëshin fillon xhepi i të madhit. Shto ti tetë kate, do ti lësh tre kate.

Ky është buxheti i katastrofës. Çfarë ndodhi. Një front pune trashëguan, më i rëndësishmi në fakt, të themi të vërtetën pas rrugëve ishin hidrocentralet, Shqipëria pati fat të jashtëzakonshëm. Gara e HECeve ishte gara me e ndezur që ka pasur ndonjëherë ky vend. Punën e parë u tha bankave mos kreditoni HECet. Po a ka mendje njerëzore që e bën këtë. Dhe ky që zotohet për mjedisin vjen zotohet se në Vjosë nuk do të ketë asnjë ndërtim. Kur ia lyen mirë fytin, në Vjosë na del ndërtimi. Nuk jam kundër ndërtimit. Nuk e di projektin, por unë e uroj investitorin, por ju them se ka pasur projekte me tunele në Vjosë, që e ruanin Vjosën në mënyrën më të përsosur dhe ja ku janë, i larguan ata.

Ky është projekti i katastrofës.
A e dini ju që rojeve të sigurisë së parlamentit nuk jua rrisin rrogat. Nuk jua rrisin sepse janë të Gardës, të Gardës armike. Këta nuk kanë respekt për veten e tyre. Urdhëri për të rritur rrogat e veta me 1 milionë shpërblim në muaj, përjashton në kuadrin e punës për integrimin në Bashkimin Europian, të gjitha institucionet e pavarura, të cilat kanë punë me ekipet e Komisionit Europian pothuaj aq sa kanë një pjesë e ministrive, dhe janë përjashtuar ato vetëm se nuk janë emëruar nga Edi Rama. Dhe mundësisht ti zotëri që po vjen, (Blushi) se na merr një pjesë të sharjeve, ai duhet të përqëndrohet tek ne.

Është buxheti i katastrofës. Miratoi “ligjin e Olsit”, tetë muaj u mbajt ligji në sirtar, tetë muaj u mbajt pezull. Edhe ajo zonja duhej hequr sepse Olsi donte monopol. Po të mos i kisha denoncuar këto një vit e gjysmë përpara keni shumë të drejtë të thoni, por në mënyrë absolute i kam denoncuar dhe kështu është.
Tani, janë monopol dhe tani do të shkojnë aty ku ai do të ndërtoje dhe do të gjej njerëz për kazino të mëdha për të venë e hequr kë të dojë, se Olsi e ka pasion.
Po ligji tjetër, që e fut në pasiguri totale, e fut investimin në pasiguri të plotë, ligji i pronave, ligji i Koços. Ligji i një rëndësie kapitale, nëse i huaji apo shqiptari i ndershëm e merr vesh që ti s’ke respektuar disa kushte, ai nuk afrohet. Po qe besimtar i thotë larg duart se s’kam punë me të, po qe ateist thotë ruaj kokën e nuk shkoj të ngatërrohem me njerëz… E votuat për Koçon. Koço i realizoi qëllimet, po të tjetrët.. Më vjen keq për qytetarët jo për juve.

Së fundi, dua t’ju them se dy vite rresht po të mbyllin qytetarët shqiptarë sytë, nuk shohin asgjë të investuar në vendin e tyre. Ky është shkatërrim. Po jmarr një sektor, rrugët. Ne ndërtuam me të gjithë mundësitë tona, por edhe ne ishim mbrapa në mirëmbajtjen e tyre, sepse përqendroheshim me të gjithë mundësitë ne ndërtim, detyra më kryesore e juaja ishte mirëmbajtja dhe ato kanë nevojë. Absolutisht nuk ka rruge për të cilën ju mund të tregoni një akt mirëmbajtje në dy vite.

Ky është buxheti i katastrofës, sepse kjo qeveri që është shndërruar në një organizatë kriminal enga Edi Rama, po vjedh në mënyrën më të papërmbajtur paratë tuaja dhe buxhetet tuaja. Dhe një hërë denoncoj vjedhje dhe shpërdorime të paimagjinueshme të lidhura me Edi Ramën. Sepse ti shitet tjetrit sterilizimi, dhe ne po gjejm edokumentat, qeveria ime ka firmosur një kredi dhe ka votuar në parlament një dokument, që e keni votuar dhe ju, me Bankën e Këshillit të Europës ku është edhe sterilizimi. Qeveria juaj në vitin 2015 ka sjellë transhin e dytë të kredisë në këtë Parlament, të BKE për sterilizimin. Kati i parë i spitalit ka të vendosura aparaturat absolutisht më moderne të sterilizimit që ekzistojnë sot. Kredia e dytë për sterilizimin parashikonte muaj të tërë kualifikimi, specializimi të personelit, trajnimi në fushën e sterilizimit. Tani del një mike e Ramës me kompani me dy vetë, me zero praktikë në fushën e sterilizimit dhe merr në një zarf 100 milionë dollare.

Ky është buxheti katastrofës sepse klani Koleka dhe klani Nushi po bëhen omnipotent. Pashë rastësisht tenderat që kishte fituar motra kumbarë Vilma Nushi në 2013, 12 milionë lekë gjithsej. Sa ishin në 2014? 75 milionë lekë. Cfarë bëhet me të gjitha koncensionet? Autoriteti i konkurencës është shprehur, që të gjithë kanë kundërshtuar, po ka gjë në botë që mban Ramën? Absolutisht jo.

Ndaj dhe, duke e vlerësuar edhe një herë si buxhetin e katasrofës, se me këtë buxhet do ikni edhe ju, por e gjetët nga vetja juaj dhe ju uroj. Nga ne po por edhe nga vetja, na ndihmuat. Ky është buxheti i funeralit të një qeverisje që s’meritonte të ishte një ditë!
/opozita.com/