FSK-ja mbështetet nga Turqia

07.05.2015 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
FSK-ja mbështetet nga Turqia

Zëvendës Ministri i FSK-së Fadil Gashi mori pjesë në Panairin e 12-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll të Turqisë.

Me ftesë zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Ismet Jilmaz nga data 04-09 maj 2015, delegacioni i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendës Ministri i FSK-së, Fadil Gashi, shoqëruar nga Atasheut ushtarak i Kosovës në Turqi, Nënkolonel Bekim Osmani, Shefit të Sektorit të Planeve-Programeve dhe Analizave të MFSK-së, nënkolonel, Sefer Isufi, po merr pjesë në Panairin e 12-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë Presidenti i Republikës së Turqisë, Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe delegacione të larta ministrore dhe ushtarake të rreth 80 shteteve.
Gjatë këtij qëndrimi zëvendësministri Fadil Gashi ka realizuar një varg takimesh me personalitete politike dhe ushtarake të vendeve të ndryshme. Takimi më i rëndësishëm ishte ai me homologun dhe nikoqirin e tij, zëvendësministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hasan Kemal Jardimgi.

Në këtë takim zëvendësministri Gashi ka vlerësuar lart mbështetjen e dhënë në të gjitha fushat nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë përkatësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së.

Zëvendësministri Jardimgi vlerësoi lart të arriturat e MFSK-së dhe FSK-së, duke shprehur fuqishëm “gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve mike, në mes të dy ministrive përkatëse si dhe Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Gjatë kësaj vizite zëvendësministri i FSK-së Fadil Gashi ka vizituar edhe stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll si dhe ka takuar shumë oficerë të FSK-së që gjenden në shkollim dhe trajnim në qendrat ushtarake në Stamboll.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer