Frckoski: Ngjarjet në Maqedoni s’kanë lidhje me “Shqipërinë e Madhe”, Gruevski po përpiqet ta ruajë pushtetin

11.05.2015 01:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Frckoski: Ngjarjet në Maqedoni s’kanë lidhje me “Shqipërinë e Madhe”, Gruevski po përpiqet ta ruajë pushtetin

Ljubomir Frckovski, ish-kandidati për President të Maqedonisë e që ka mbajtur pozita të larta edhe në Qeveritë e atjeshme, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka hedhur poshtë pohimet se ajo që po ndodhë në Maqedoni ka të bëjë me planet për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ai ka thënë se gjithë kjo është rezultat i Qeverisë së Gruevskit, e cila sipas tij nuk d’i të qeverisë me një shtet multikulturor. Frckovski ka thënë se Gruevski po përpiqet ti nxisë maqedonët dhe shqiptarët ndërmjet vete duke synuar ata që ti thyej para 17 majit, kur pritet protesta e madhe e opozitës.

Në serbi gazetat nxorrën në ballina tituj “Shqipëria e Madhe po troket në derë”, “Filloi lufta për Shqipërinë e Madhe”, “Kumanova u sulmua nga Kosova”…A mund të interpretohen nga ky këndvështrim ngjarjet në Maqedoni?

Frckoski: I kam lexuar këta tituj në portale. “Çetniket po vijnë ta çlirojnë Kumanovën”, pastaj “Shqipëria e Madhe”, “Filloi lufta në Maqedoni”, “Kaos në Maqedoni” dhe kështu me radhë. Kjo Qeveri këtë edhe e ka merituar kryesisht. Por asgjë e ngjashme me këto nuk është duke ndodhur. Bëhet fjalë për një fenomen për të cilin kam folur gjithmonë. Secila Qeveri e VMRO-DPMNE përfundon në tensione etnike. Ky është një rregull ë Maqedoni, ata thjesht nuk dinë të qeverisin në një shtet multikulturor. Qeverisin me korrupsion, krim, madje i korruptojnë edhe shqiptarët. Kjo gjithmonë pastaj përfundon me tensione.

A do të thotë kjo se ky konflikt është inskenuar?

Frckoski: Jo, nuk po e them këtë, sepse nuk e di. Nëse është inskenuar, atëherë e kanë humbur kontrollin. Kaq shumë vdekje, ky është një skenar i keq. Nuk dihet sa civilë kanë vdekur, sa shqiptarë…atmosferë panike në Kumanovë dhe më gjerë, tensione ndërmjet shqiptarëve dhe Maqedonëve që i besojnë VMRO’s në pushtet. Krejt kjo është një kombinim i keq. Nëse Qeveria mendon se tani do ta marrë mandatin për ta zgjidhur këtë, se bashkësia ndërkombëtare do t’u thotë zgjidheni ju këtë, ne jemi mbrapa jush…ata mashtrohen.

Ministrja e Brendshme tha se grupi i armatosur, terroristët, sic i quan ajo, kanë ardhur nga një vend tjetër dhe se jë pjesë e tyre janë nga Maqedonia?

Frckoski: Ky është një aluzion për UÇK ‘në dhe në kryengritësit e Maqedonisë të vitit 2001. Nuk është e vështirë këtu të gjesh grupe që nuk janë të kënaqur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në Qeveri. Megjithatë, komandanti i tyre, njëri nga të ashtuquajturit komandantë në mënyrë direkte është duke drejtuar shigjetën ndaj Ahmetit: Ose të dalë nga Qeveria ose do të ketë luftë në Maqedoni. Kjo është teza e tij. Pra në bazë të kësaj, unë mendoj se paaftësia për të qeverisur me vendin krijon klimën e tillë që grupe të ndryshme, grupe gjysmë të organizuara të cilat kanë ardhur nga jashtë ose nga brenda- që është pak e rëndësishme, gjejnë terren që këtë ta bëjnë duke planifikuar.

Ata këtë e kanë bërë kështu: përçmimi i shqiptarëve në Qeveri, korrupsioni i tyre krijon frustrim tek shqiptarët. 52 për qind e shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë të përfaqësuar në politikë. Kjo pakënaqësi kulmon me incidente të këtilla. Kjo nuk ka lidhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, Kosovën, Shqipërinë etj. Ky është një frustrim në mesin e shqiptarëve dhe pjesërisht i adresohet përfaqësuesve të tyre në Qeveri.

Nëse kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë, çfarë parashikoni, a do të qetësohet situata apo do të eskalojë? Kam dëgjuar një opinion se shqiptarët dhe maqedonët kanë ruajtur arsyen. A është vërtetë një atmosferë e tillë?

Frckoski: Po, kjo është e vërtetë. Asnjë parti politike e shqiptarëve as banorët e Kumanovës nuk duan që kjo të eskalojë. Megjithatë, këto banda do të konsiderohen të mposhtura dhe ata kanë paralajmëruar se do të ketë incidente tjera. Pra, nuk mund të përjashtohen incidentet. Nga ana tjetër, ajo që është e rrezikshme, është loja e VMRO, mobilizimi i maqedonëve kundër shqiptarëve, si një mënyrë e tyre për të mbetur në pushtet. Kjo është një kartë e rrezikshme.

Qeveria po e akuzon opozitën, po i akuzon të huajt për destabilizim. Deklarata e Presidentit tonë të ashtuquajtur se opozita, BE dhe NATO, janë fajtorë për krizën në Maqedoni, megjithatë mendoj se nuk do të kenë sukses në këtë.

A ekziston rreziku që dhuna të përhapet në rajon, në vendet fqinje, Serbia dhe Kosovë?

Frckoski: Jo, nuk besoj. Këto do të mbeten incidente maqedone. Ne tashmë e kemi të caktuar protestën e madhe të opozitës më 17 maj, opozita maqedone ka dashur që bashkë me shqiptarët të protestojë kundër Qeverisë. Qeveria po punon që ta thyej opozitën qytetare të maqedonasve dhe shqiptarëve. Kjo është diçka që po më çmend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit