Frashër Krasniqi: Qeveria e PAN’it do t’i ketë 1 ose 2 vjet jetë

E publikuar: 14/08/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV’së i akuzuar për terrorizëm, Frashër Krasniqi, ka thënë se Qeveria e PAN’it edhe nëse arrin të krijohet, nuk do të ketë më shumë sesa 1 ose 2 vjet jetë.

Pasi sipas tij, PAN po do ta krijojë një qeveri me ndihmën e Listës Srpska dhe me Ukë Rugovën, djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova, që sipas Krasniqit është një kriminel ordiener.

Këto, deputeti i VV’së që akuzohet për veprën penale të terrorizimit, i tha në foltoren e Kuvendit, ku po mbahet seanca edhe pse nuk ka kuorum. /GazetaExpress/.