Foshnja me kokë të deformuar kryen operacion në kafkë (FOTO)

E publikuar: 26/10/2016 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foshnje i cili ka lindur me kokën në formë aliene ka bërë operacion për të shpëtuar jetën duke hapur kafkën dhe për ta mbyllur sërish.
Harry Barker, 18 muajsh, nga Liverpuli, u diagnostifikua me kraniostozë kur lindi, një defekt i rrallë që bën që personi të ketë kokë të deformuar.

39B11B5300000578-3870152-Surgeons_broke_apart_his_cranium_to_remove_excess_bone_and_then_-m-33_1477393929691

Doktorët i thanë mamasë së tij Kylie, 28 vjeç, se ai kishte kafkën e një të rrituri dhe ishte në rrezik të dëmtimit të trurit.
Ishte e detyrueshme që ai t’i nënshtrohej dy operacioneve të vështira kur ishte vetëm disa muajsh për të hequr ënjtjen në trurin e tij dhe për shkak të kësaj mbeti përkohësisht i verbër.

Gjendja në të cilën ishte i shkaktonte atij dhembje të mëdha kur lëvizte kokën si pasojë e kafkës së stër-madhe. Kur isha shtatzënë dhe bëra ekon, më thanë se koka e tij ishte shumë e madhe. M’u thye zemra kur më thanë për gjendjen e tij sepse as nuk e dija se isha shtatzënë në atë kohë. S’e pashë për dy ditë dhe ishte shumë e vështirë sepse doja vetëm të shkoja ta takoja. Kur e pashë koka e tij ishte shumë e madhe dhe dukej sikur kishte dalë nga ndonjë film me alienë”, tha mamaja e tij.

39B122C000000578-3870152-image-a-28_1477393629835

Operacioni nuk ishte tërësisht i suksesshëm dhe doktorët i paralajmëruan prindërit e tij se do i duhej të bënte sërish operacion në të ardhmen. Ai vuan nga dhimbja kur e kthen kokën në anë dhe filloj të qajë por mamaja e tij thotë se ai e kalon duke qeshur./ tvklan.al