Formula 1, sezoni i ri sërish nën dominim e Mercedes?

10.03.2015 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Formula 1, sezoni i ri sërish nën dominim e Mercedes?

Aktoret mbeten te njejte, kampioni ne fuqi Lewis Hamilton dhe ndjekesi shok skuadre, Nico Rosberg.

Formula 1, sezoni i ri sërish nën dominim e Mercedes?

Dimri eshte nje periudhe e dhimbshme per tifozet e Formula 1, por tani gjithshka ka kaluar dhe sezoni eshte disa dite larg. Ndersa ne do t’ju tregojme ato cka priten me shume nga kthimi ne piste. Hamilton vs Rosberg, akti i dyte. Mercedes me shume gjasa do te jete serish skuadra per tu mundur dhe ne do te shohim nje tjeter beteje epike per titull. Aktoret mbeten te njejte, kampioni ne fuqi Lewis Hamilton dhe ndjekesi shok skuadre, Nico Rosberg.

Kthimi i Honda-s, e sheh konstruktorin japonez ne gare per te paren here qe nga viti 2008, kur u largua per probleme financiare. Pyetja qe mbetet eshte, a do te arrijne Honda dhe McLaren te kthejne vitet e lavdishme ’80-’90-te? Ne Australi mungon Alonso dhe Kevin Magnussen do te garoje perkrah Jenson Button.

Manor Marussia do te jete ne piste. Skuadra qe pas gares se Rusise hyri nen administrim nuk pritej te ishte pjese e sezonit te ri. Por me investimet e fundit arriti te binde FIA-n per te garuar me projektin e 2014, te pershtatur sipas rregullave te ndryshuara. Ne pritje gjithnje te nje makine te re, ne vazhdim te 2015-es.

Mercedes do te ndertoje motorre per Lotus. Skuadra me seli ne Enstone hoqi dore nga Renault pas nje sezoni shkaterrues ne 2014. Romain Grosjean mbetet nje pilot me kualitet dhe team leader, ndersa pritet shperthimi nga Pastor Maldonado A do te fitoje nje gare Ferrari kete sezon? Italianet duhet te lene pas te parin sezon pa fitore qe nga 1993.

Alonso eshte zevendesuar nga Vettel dhe kokekuqja ka ndryshuar 3 here team principal ne 12 muajt e fundit. Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel jane optimiste pas testimeve por garat jane realitet tjeter. F1 kthehet ne Meksike per te paren here qe nga viti 1992, duke e cuar kalendarin ne 20 gara. Gjithshka zhvillohet ne “Autodromo Hermanos Rodriguez” ne kryeqytetin meksikan i cili ka zevendesuar te famshmen “Peraltada” me nje seksion me te ngadalte.

A do ta kryeje Daniel Ricciardo detyren e veshtire te team leader-it. Pas nje sezoni ku fitoi 3 gara dhe kushtezoi largimin e Vettel, australiani duhet te tregoje se e meriton te jete imazhi i Red Bull, dhe inspiruesi i kolegut me te ri Daniil Kvyat.

Williams shfaqet serish e shpejte. Pas vitit te shkuar qe riktheu ne vemendje makinen qe ndertohet ne Grove, Williams u shfaq dobet ne testet e para. Por shpejtesia e prodhuar ne Montmelo ktheu qetesine dhe sfiden qe anglezet mund ti shpallin Mercedes-it.

Pilote te rinj, jane disa dhe priten me interes. Mbi te gjithe Max Verstappen, qe do te behet me i riu qe garon ne F1 kur te debutoje ne Australi per Toro Rosso-n. Bashke me te nje tjeter debutues Carlos Sainz Jr. Felipe Nasr solli qetesi financiare te Sauber, ndersa Will Stevens qe garoi ne fundin e 2014 per Caterham ka siguruar nje kontrate me kohe te plote te Manor.

Nga rregullat e ndryshuara mund te permendim “Virtual Safety Car” dhe ndalimin e ndryshimit te ngjyrave dhe dinzenjove te kaskave te piloteve. Megjithate ajo qe presin tifozet eshte me shume shpejtesi maksimale dhe me pak distanca mes makinave ne piste.supersport.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reali i mori Rudiger, Chelsea përgatit “hakmarrjen”

Reali i mori Rudiger, Chelsea përgatit “hakmarrjen”

Kurti përcjell për në Algjeri sportistët kosovarë që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare

Kurti përcjell për në Algjeri sportistët kosovarë që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare

Atletja shqiptare shpallet Kampione Ballkani me rekord

Atletja shqiptare shpallet Kampione Ballkani me rekord

Qeveria “ia merr” FC Ballkanit 80 mijë euro

Qeveria “ia merr” FC Ballkanit 80 mijë euro

Gjilani bën goditjen e parë duke transferuar futbollistin shkupjan, këto janë detajet

Gjilani bën goditjen e parë duke transferuar futbollistin shkupjan, këto janë detajet

Ademi për “Dardanët”: Këta luanë përkrahën Kosovën deri në fund, nuk ranë pre e provokimeve

Ademi për “Dardanët”: Këta luanë përkrahën Kosovën deri në fund, nuk ranë pre e provokimeve

Amir Rrahmani: Trajneri i Greqisë më shau sonte, iu ktheva menjëherë

Amir Rrahmani: Trajneri i Greqisë më shau sonte, iu ktheva menjëherë

Federata e Futbollit e Greqisë reagon pas fitores së helenëve ndaj Kosovës në Volos

Federata e Futbollit e Greqisë reagon pas fitores së helenëve ndaj Kosovës në Volos

Kalojnë 20 minuta në ndeshjen Greqi – Kosovë, ky është rezultati

Kalojnë 20 minuta në ndeshjen Greqi – Kosovë, ky është rezultati

U akuzua për ngacmim seksual, gjykata jep vendimin për Cristiano Ronaldon

U akuzua për ngacmim seksual, gjykata jep vendimin për Cristiano Ronaldon

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Volos

Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Volos

Zidane, i preferuari i PSG-së

Zidane, i preferuari i PSG-së

Vjen goli i tretë për Kosovën, shënon Vedat Muriqi

Vjen goli i tretë për Kosovën, shënon Vedat Muriqi

Paraqitje fantastike e Kosovës në pjesën e parë, shkon në pushim me epërsi

Paraqitje fantastike e Kosovës në pjesën e parë, shkon në pushim me epërsi

Super Kosova/Vjen goli i dytë nga Zymer Bytyqi

Super Kosova/Vjen goli i dytë nga Zymer Bytyqi

Zyrtare: Iran Junior, lojtar i ri i Dritës

Zyrtare: Iran Junior, lojtar i ri i Dritës