Formacioni i El Clasicos pa Ronaldon

E publikuar: 21/03/2015 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar formacionin më të mirë të kombinuar mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Por, befasi në të është se nuk është përfshirë futbollisti më i mirë i Los Blancos, Cristiano Ronaldo.

“Nëse do të ishit Ancelotti a do luani me Ronaldon titullar? Sigurisht që po”, shkruan tabloidi britanik që vazhdon më tej: “A mund të shënojë ai të dielën? Me shumë mundësi po. A e meriton ai një vend në Top 11 me formën aktuale? Jo”.