Formacionet zyrtare: Unitedi dhe Arsenali zhvillojnë kryendeshjen kësaj xhiroje

E publikuar: 05/12/2018 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Old Traffordi është arena e kryendeshjes së xhiros së 15-të në Ligën Premier që zhvillohet ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit.

Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të tetë në tabelë me 22 pikë të arkëtuara nga gjashtë fitore, katër barazime dhe katër humbje.

Topçinjtë janë më lartë në tabelë, gjegjësisht në vend të katërt dhe numërojnë 30 pikë, nga nëntë fitore, tri barazime dhe dy humbje.

Prandaj, asnjëra nga këto dy skuadra nuk do të lëshojë pe, duke qenë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi i tyre kryesor.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Jose Mourinho dhe Unai Emery, të cilët i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Manchester Unitedit:

Formacioni startues i Arsenalit:

/Telegrafi/