Forma fantastike e Vinciusit në këtë edicion e dëshmon edhe turpërimi që i bëri Oyarzabalit

E publikuar: 06/12/2021 03:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vinicius Jr poshtëroi Mikel Oyarzabalin me një lëvizje mahnitëse gjatë fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Real Sociedadit të shtunën.

Anësori 21-vjeçar ka qenë në formë fantastike këtë sezon dhe ka shënuar 12 herë dhe ka regjistruar shtatë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Vinicius shtoi numrin e golave ​​të tij pasi kaloi Los Blancos në avantazh vetëm pak minuta nga starti i pjesës së dytë.

Megjithatë, ylli i Madridit bëri që Oyarzabal të turpërohej nga lëvizja e tij, e natyrisht se tifozët në stadium e pëlqyen shumë.

Ferland Mendy bëri një pasim te Vinicius, prekja e parë e të cilit menjëherë e shmangu një Oyarzabal të nxituar. /Telegrafi/