Flet 21 vjeçarja nga Vitia që punon striptiste në Amerikë

E publikuar: 14/09/2021 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka 4 vjet që jeton dhe punon në Los Angeles. Është Albina Islami nga Vitia, e cila pëlqen muzikën dhe thotë se këndon ndonjëherë, por vetëm për vete.

Mirëpo, Albina ka marrë vëmendje të madhe nëpër rrjete sociale për shkak të punës që bën si kërcimtare në klubet e natës.

“Cka ke bo për këto pare… mundesh me gjetë nëpër komentet e mia në Tiktok cka më kanë thanë njerëzit, ama vet kështu nuk ma ndin. Mu nuk ma ndin cka thojnë, unë shkoj e boj punën sepse duhet me hangër bukë”, ka thënë 21 vjeçarja për emisionin #gjesi në T7.

Sipas saj, mentalitet kosovar ka nxitur komente dhe sharje të shumta në rrjete sociale, sidomos nga burrat.

“Ata vec kanë qejf me thanë ‘e keni prish shqiptarinë’”, shton 21 vjeçarja.

Albina tha se do të vazhdojë kështu jetën e saj sepse, sic u shpreh, duhet jetuar. “Mua më intereson jeta ime. Kaq”, përfundoi ajo.