Fitimi i Samsung bie me 60%

E publikuar: 05/04/2019 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung postoi raportin e parë financiar për 2019-ën dhe kishte një fitim prej 5.5 miliardë dollarësh, gjysma e fitimit të një viti më parë.

Samsung më herët kishte paralajmëruar investitorët për rënie të fitimit për shkak të rënies së çmimeve të çipeve të memories dhe kërkesës së ulët për ekran OLED për Apple iPhone.

Megjithatë do të na duhet të presim edhe ca javë përpara se shifrat finale të publikohen. Megjithatë Samsung shpreson që seritë e reja të flagshipëve Galaxy S10 të ndryshojnë situatën për mirë.

Parashikimi për të ardhurat total ishte 45.7 miliardë dollarë. Hera e fundit që Samsung pësoi rënie në këtë shkallë, ishte me Galaxy Note 4 dhe televizorët 4K.

Tashmë kompania shpreson se investimet në qendra të dhënash do të rrisin kërkesën për çipe memories si dhe telefoni me ekran me palosje prej 2000 dollarë do të sjellë fitime.

Samsung gjithashtu beson konkurrentët do të duan të përdorin ekranet OLED të kompanisë për pajisjet e tyre siç është rasti i Apple. /PCWorld Albanian