Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

E publikuar: 27/05/2024 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të hënën.

Ky vendim është marrë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s më 27 maj 2024, ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni.

“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues”, ka shkruar ai në Facebook.