Fillon mbledhja e Kryesisë

E publikuar: 26/10/2016 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të vendoset për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Këtë kërkesë e kanë  iniciuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme pritet të diskutohet për rastin e dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.

 Në komunikatën për media të Kuvendit të Kosovës, thuhet se do të diskutohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar.