Fillon edicioni i 22-të i Festivalit ‘Hardhfest’

E publikuar: 01/09/2023 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot fillon edicioni i 22-të me radhë i Festivalit ‘Hardhfest’ që mbahet në Rahovec tash e shumë vite.

Mbrëmje muzikore, ekspozita, diskutime, panairi i rrushit e shumë aktivitete tjera do të mbahen për tre ditë me radhë, duke filluar nga sot deri më 3 shtator.

Në ditën e tretë të Festivalit mbahet edhe ora poetike, kushtuar tashmë poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj, mbrëmja poetike e cila fillon nga ora 18:00.

Në mesin e artistëve, të ftuar për të përfomuar janë edhe këngëtar e band grupe të rrymës pop &rock.