Filloi procedura e kalimit të numrave të Z-Mobile në VALA

E publikuar: 28/11/2019 00:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte pas orës 00:00 ka filluar procesi i kthimit të 220 mijë numrave të Z-mobile në Vala.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi tha se kthimi i këtyre numrave është një e hyrë shtesë, e cila do të ketë ndikim në stabilitet financiar të Telekomit.

“Ashtu siç kemi premtuar konsumatorëve, që ata nuk do të mbesin pa shërbime dhe do të vazhdojnë që të kenë shërbime të Telekomit të Kosovës. Dhe ne e vlerësojmë si një e hyrë shtesë, e cila do të krijon mundësi të stabilitetit tekniko-financiar. Dhe të njëjtën kohë kemi përgatitur paketa jashtëzakonisht atraktive për konsumatorët që tash e tutje janë pjesë e Telekomit të Kosovës”, tha ai.