Fifi më e lumtur se kurrë në krahët e partnerit

E publikuar: 16/05/2022 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fifi pas daljes nga “Big Brother VIP” ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin.

Ajo prej disa muaj po e shijon lidhjen e saj me biznesmenin nga Shqipëria.

E ajo nuk ngurron që momentet e saj të lumtura t’i ndajë me ndjekësit e saj.

Çifti i ri janë pothuajse të pandashëm dhe nuk mungojnë as postimet dhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Fifi së fundi ka postuar disa imazhe ku shihet përkrah partnerit të saj, ndërsa shihet në përqafim të tij.

“A mundem me të shajt edhe prap me të dasht”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë, që Fifi aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Gent Fatalin “Pikturë”, teksa ka paralajmëruar se po punon për një projekt të ri muzikor.