FIFA: Kosova dhe Kroacia gjobiten për brohoritjet kundër serbëve

E publikuar: 03/11/2016 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Kroacisë me gjithsej 80 mijë franga zvicerane, për brohoritjet e simpatizuesve të tyre kundër serbëve në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Simpatizuesit e të dy kombëtareve janë dëgjuar duke brohoritur “vrasje serbëve” në gjuhën shqipe dhe kroate, gjatë takimit Kosova – Kroacia, e cila përfundoi me fitoren e kroatëve me rezultat bindës 6:0, raporton agjencia AP nga Cyrihu

Ky takim ishte zhvilluar më 6 tetor në Shkodër të Shqipërisë, pasi Kosova nuk ka ndonjë stadium të licencuar për ndeshje të nivelit të tillë.

Federata e Futbollit e Kroacisë është dënuar me 50 mijë, ndërsa ajo e Kosovës me 30 mijë franga zvicerane, ka njoftuar sot FIFA./REL/