Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt ka vendosur të alokojë nga 100 euro për çdo nënë, e cila do të lindë fëmijë nga janari i vitit 2018 shkruan sot Koha Ditore.
Ky propozim vendim tashmë është bërë publikë edhe nga kryesuesja e grave në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Hysnije Mustafa-Shamolli, por njëkohësisht vendimi është futur edhe në draft-buxhetin e vitit 2018.
Kryesuesja e grave në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Hysnie Mustafa-Shamolli, ka thënë se për këtë projekt grupi i grave kanë punuar mjaft shumë, andaj shpreson se do të përkrahet edhe nga këshilltarët e KK-së.