Fëmija hyp mbi veturë për t’i shpëtuar qenve

E publikuar: 13/12/2023 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët në Prishtinë vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga numri i madh i qenve endacakë.

Një sulmi të mundshëm nga dhjetëra qenë i ka shpëtuar edhe një fëmijë në lagjen Dardania në kryeqytet.

Në një fotografi të publikuar nga Indeksonline shihet se ky fëmijë ka hipur mbi një veturë që ishte e parkuar, nga frika se do të sulmohej nga qentë që e kishin rrethuar.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës kishte marrë një vendim për subvencionimi me nga 50 euro të gjithë ata qytetarë që shprehin gatishmërinë që të adoptojnë qentë endacak.