Fatmir Sejdiu: A ka mundur të shmanget Kumanova

21.05.2015 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fatmir Sejdiu: A ka mundur të shmanget Kumanova

Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka reaguar ndaj ngjarjeve në Kumanovë derisa ka shtruar pyetjen nëse kjo tragjedi do të mund të ndalohej.

Sejdiu ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të japin përgjigje për të gjitha dilemat që janë ngritur lidhur me ngjarjen e Kumanovës ku mbetën disa qytetarë të Kosovës të vrarë e të tjerë të arrestuar.

“Në anën tjetër, institucionet e Kosovës, duhet parë drejtë përgjegjësinë që kanë për qytetarët e saj, aq më tepër kur për këtë ka informacione kredibël, në mënyrë që t’u ndihmohet për të mos bërë veprime që mund të jenë të dëmshme për jetën e tyre dhe të tjerëve”, ka shkruar Sejdiu.

Lexojeni të plote reagimin

Ka ditë qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë po edhe opinioni ndërkombëtar ndjen dhimbje dhe shqetësim për atë që ndodhi në lagjen “Kodra e Trimave” në Kumanovë. Humbën jetën të rinjtë për të cilët kishin nevojë familjet e tyre, po edhe shoqëria në Kosovë dhe Maqedoni.

Krahas kësaj dhimbjeje, pamjet që duken nëpër storje mediesh, tregojnë për fatkeqësinë dhe dëmet e mëdha jo vetëm materiale, por edhe shqetësimet dhe traumat që kanë lënë mbas ngjarja tragjike.

A ka mundur të shmanget kjo humbje jetësh, është pyetja që shtrohet aq shumë këto ditë. Përgjigjen e plotë nuk mund ta thotë sot askush, por besoj,me një analizë të ftohtë dhe të sinqertë të institucioneve kompetente, edhe kësaj pyetjeje mund t’i gjendet përgjigja.

Gjuha publike që u përdor në kontekst të tragjedisë së Kumanovës, edhe nga disa zyrtarë në Kosovë dhe Maqedoni, vetëm sa shtoi hutinë dhe shqetësimin, por tregoi edhe jo seriozitet për përgjegjësitë konkrete të secilit lidhur me ngjarjen. Vdekja e njerëzve gjithmonë ka përgjegjës dhe ata duhet ditur dhe duhet përcaktuar drejtë.

Mendoj se nacionalizmi maqedonas ka dhënë dhe po jep shkas për të gjykuar shqiptarët autokton në Maqedoni, se janë qytetarë të rendit të dytë. Duke mos realizuar në shumë parametra Marrëveshjen e Ohrit, politikanët kanë lënë hapësirë për veprime që nuk janë lehtë të kontrollohen.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës, duhet parë drejtë përgjegjësinë që kanë për qytetarët e saj, aq më tepër kur për këtë ka informacione kredibël, në mënyrë që t’u ndihmohet për të mos bërë veprime që mund të jenë të dëmshme për jetën e tyre dhe të tjerëve.

Dhimbja ime me atë që ngjau në Kumanovë, për jetët e humbura, është edhe më shumë se emocionale, mbasi si fëmijë, për shkak të ndjekjes së regjimit të Beogradit të shqiptarëve, me familjen kam jetuar në Hotëll të Kumanovës. E ndjej veten një qytetar të Kumanovës gjithmonë, pamjet e saj këto ditë shfaqur në media, treguan për lënien anash të zhvillimit.

Gjykoj se vetëm me politika të drejta ndaj secilit qytetar, Maqedonia mund të gjej prosperitetin e synuar. Ëndrrat për zhdukjen e popujve dhe diskriminim duhet harruar, sa më parë aq më mirë.

Gjuha e kërcënimeve dhe fyerjeve nuk duhet të trimërojë dhe as të frikësoj askënd.

Te Kosova, Maqedonia do te gjejë gjithmonë miqësinë dhe fqinjin e sinqertë, por gjithnjë duke pasur indikator të rëndësishme, pozitën e shqiptarëve, qytetarë të përgjegjshëm dhe të barabartë në Maqedoni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së