Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se opozita nuk ka qenë e lëkundur e as nuk do të lëkundet deri në rrëzimin e asaj që ai ke quajtur përgjatë gjithë fjalimit të tij “regjimi antikushtetues”.
“Jo vetëm ne që jemi këtu, por edhe ata mijëra qytetarë që protestojnë kundër këtij regjimi antikushtetues, por të gjithë janë të pakënaqur, të zhgënjyer dhe të tradhtuar nga ky regjim antikushtetues. Meqë edhe analizat e tregojnë këtë gjë, atëherë është vetëm një rrugë për lirimin nga y regjim antikushtetues”, ka thënë Limaj, në fjalën e tij para masës të grumbulluar në sallën 1 tetori, në takimin mobilizues të opozitës së bashkuar për protestën e 26 marsit.
Ata do të largohen patjetër, por ne kërkojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt sepse Kosova ka humbur shumë”, ka thënë Limaj.


















