Fatimen e dhunuan paramilitarët

E publikuar: 23/11/2015 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur doli për herë të parë me mua më tha se ishte e dhunuar gjatë kohës së luftës në shtëpinë e saj nga dy paramilitarë serbë, por për mua as që kishte rëndësi kjo, përveç dhimbjes për të, meqë e doja dhe isha i gatshëm të martohesha me të duke parë se kisha mbushur të 32-at. Mirëpo, ligësia dhe pafytyrësia e saj që nga momenti kur i thashë se çdo gjë fliste për të mirën tonë të përbashkët, pothuajse morën kahe të errët dhe të gabuar, për shkak se ajo filloi të takohej tinëz meje me disa nga “shokët” e saj të dikurshëm…

I shtyrë nga kushtet dhe rrethanat ekonomike e politike isha i detyruar ta merrja botën në sy dhe fati im ishte i tillë që plot tetë vjet të qëndroja në Çeki, Austri dhe në fund në Gjermani. Aty punova dhe kurseva para aq sa munda, me të cilat i kisha dhënë një krah të fortë familjes sime skamnore. Përveç kësaj ndihme të mirëseardhur për shtëpinë time, për vete po katandisesha si mos më keq, ngaqë vitet e jetës sime kalonin dhe unë ende nuk kisha pranë vetes një femër për qëllime martesore. Thellësisht e ndieja mungesën e dikujt, së cilës do t’iu përkushtohesha me gjithë fuqitë e jetës sime, por atje nëpër vende të huaja, asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja të martohesha me ndonjë plakushe për punë letrash. Është e natyrshme se për femra nuk kam hequr asnjëherë, por ç’është e rëndësishmja nuk po gjeja mënyrë sesi të bija në kontakt me ndonjë vajzë nga Kosova. Vendimin e parë që e mora ishte se duhej patjetër brenda atij viti të kthehesha në vendlindje me të vetmin qëllim që të gjeja një vajzë të ndershme shqiptare dhe pastaj t’ia mësyja bashkë me të Gjermanisë.

Femra provokuese si te ne nuk ka kund!

As që kisha paramenduar se pasluftës kishin ndryshuar shumë gjëra në vendin tim. Së pari, mentaliteti i familjes shqiptare nuk them se ishte ngritur, përkundrazi nga dita në ditë po shëmtohej dhe kur them kështu bazohesha në disa arsye. E para unë kisha shëtitur disa shtete të botës dhe më dukej se femra me veshje aq provokative si tonat nuk kisha parë askund. E dyta, mua më linte njëfarë përshtypje dëshpërimi emancipimi i tepruar i vajzave shqiptare, të cilat gjithmonë gjatë kontaktit të parë me një perëndimor siç isha unë tashmë, iu shmangeshin së kaluarës së tyre dhe thoshin “sa mirë që edhe meshkujt tanë po evropianizohen dhe po e lënë pas primitivizmin që kishin baballarët tanë”. Unë e kuptoja gjuhën e tyre metaforike pa kërkuar sqarime të mëtejshme dhe nga kjo nënkuptoja se në ç’shkallë kishin rënë një pjesë e rinisë sonë femërore. E di që dikur më vonë edhe ne do të bëhemi të njëjtë me gjermanët, italianët dhe mbarë evropianët se për ta pëlqyer njëri-tjetrin dy të rinj as që u intereson ta shpalosin të shkuarën e të dashurës së tyre. Nëpër një sërë pengesash kalova që në ditën e parë kur po kontaktoja përmes disa të njohurve me femra të pamartuara me një moshë 26-33 vjeçe, me të cilat duhej komunikuar “hijerëndë”. Çuditërisht, kisha njohur natyrën e shumë femrave, të cilat normalisht që dëshironin të njiheshin me mua, por më pas në takimet e dyta, ato ose nuk dilnin fare në orarin e caktuar, ose më paralajmëronin përmes telefonit se s’kishin gjetur tek unë “as fijen më të vogël të seriozitetit”. Unë, kuptohet, nuk mërzitesha nga kjo, sepse e dija një gjë vendimtare: askush nuk ka mbetur i pamartuar dhe as unë s’do të kisha atë fat. Por, më shqetësonte një fakt tjetër kontradiktor që gjithnjë e më vështirë e kisha të gjeja një gjuhë të përbashkët me femrat, të cilat më propozoheshin për të lidhur qëllimin tim të martesës, ngaqë, vërtet, nuk planifikoja ndonjë aventurë. Nuk e kisha më atë kohën e dikurshme për të dashuruar… as vrullin rinor për të pasur në të njëjtën kohë nga dy e tri dashnore. Kisha jo më pak as më shumë se tridhjetë e dy vjet, për këtë arsye më dilnin përpara kokëçarje me ato që dilja si, për shembull, nëse kisha qenë i martuar më parë, nëse atje isha në lidhje me ndonjë gjermane apo mos kisha fëmijë me ndonjë grua të ndarë dhe deri te dyshimet e tyre se përse deri në këtë moshë nuk isha martuar dhe të ngjashme marrëzi si këto. Të gjitha më shkonin nerva…nuk i duroja ashtu dhe kësisoj vetë hiqja dorë prej tyre pa lënë “gjurmë” në to.

Para se të takohesha me Fatimen, me të cilën isha në prag të fejesës, u njoftova me një vajzë 28-vjeçare me emrin Florije. Unë i tregoja sinqerisht se isha i interesuar të gjeja një vajzë të ndershme për martesë dhe ajo pas daljeve tona të shpeshta për ta njohur më tepër njëri-tjetrin, një ditë më tha:”Unë do të pranoja të isha me ty, në qoftë se fejohemi dhe martohemi menjëherë, pa e zgjatur shumë muhabetin”. Mbeta i shtangur nga fjalët e saj, ndonëse më dha të kuptoja se vetë ajo fshinte në vetvete diçka jo shpresëdhënëse për mua. Isha kategorikisht i vendosur që përpara se të lidhesha përnjëmend me një femër, ta njihja mirë dhe më e rëndësishmja në këtë mes ishte që të dija nëse kishte pasur më parë të dashur, që e kishte shfrytëzuar për një kohë dhe pastaj ia kishte kthyer shpinën. Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë doja të pajtohesha ma faktin se duhej patur mirëkuptim dhe duhej ta “thyeja akullin” e parimit tim kur të dija se një femër, vetëm një herë në jetën e saj kishte “gabuar”, por në asnjë mënyrë të fejohesha me një vajzë, e cila tek unë shihte dashnorin e saj të katër a të pestë. “Nëse kërkon vajzë të ndershme, do të mbetesh pa u martuar… ku po jeton ti?”, më pyeti vajza, për të cilën e dija se gjatë njëzet e tetë vjetët e saj kushedi sa e sa meshkuj kishin kaluar. Por, ajo dukej shumë më e re nga vjetët, më e bukur dhe inteligjente sa për t’ia mbushur mendjen për martesë një djaloshi të budallaftë. Nuk pranoja të isha përgjithmonë me të, aq më tepër kur ajo vetë e pranoj dikur se tinëz familjes së saj kishte pasur katër të dashur dhe tash nuk e kishte pranë asnjërin prej tyre. “Më duhet vetë të gjej fatin tim të jetës, sepse po qe se shkoj përmes familjes, atëherë më bie më keq, meqë nuk jam virgjine”, pohonte dhe ishte më se e bindur se do të gjente një mashkull ideal, i cili do ta dashuronte me gjithë shpirt. “Ne shqiptarët kurrë nuk do të mbledhim mend: në vend se të ecim përpara, ne jemi kthyer dhe po ecim prapa. Kjo është e tmerrshme!”, theksonte ai duke më bërë të kuptoja se edhe unë isha ai që bëja pjesë në grupin e atyre “primitivëve” që u bën pengesë virigjiniteti i së dashurës. “A e di ti kur do të pranoja të martohesha me një femër si ti: vetëm atëherë kur të isha pa njërën këmbë, pa të dy duart ose i verbër në të dy sytë”, dhe kur ia thashë këtë ajo ka ikur nga unë e indinjuar. Mirëpo pas disa ditësh sërish është interesuar për mua dhe çka kam bërë unë: duke i premtuar se gjoja kisha vendosur të dilte kur të dilte të merrja për grua një femër si ajo, me një metodë mjaft bindëse ia arrita që ta pushtoja të tërën në shtrat. Jo vetëm një herë ajo ka fjetur me kënaqësinë më të madhe me mua, por me dhjetëra herë, ngaqë kujtonte se njëherë e përgjithmonë m’i kishte marrë mendtë për t’u fejuar me të. Qëllimisht ia zvarritja publikimin e lidhjes sonë, për të cilën preferoja të mbetej larg syve të të gjithëve, ndërkohë që ajo këmbëngulte në njoftimin e familjeve tona. “Ta njohim edhe ndonjë ditë njëri-tjetrin dhe të mos ngutemi”, arsyetohesha gjithmonë me të njëjtin model derisa ajo pothuajse çdo ditë kërkonte të takohej me mua dhe më plotësonte gjithë orekset e mia mashkullore deri në ditën kur i thashë se duhej të ndaheshim. Nuk mund të më besonte, por vendimi im ishte i prerë:”Nëse e bën të madhe këtë punë, unë ta nxjerr zërin e zi nga të katër anët!”, sikur e kërcënova dhe asaj nuk i mbeti tjetër veçse të pajtohej me fatin e saj grotesk.

Femër si Fatimja nuk ka…

Por, në jetën time e para femër që la gjurmë të thella në mua ishte Fatimja. Pothuajse nuk hoqëm shumë derisa njohim deri diku njëri-tjetrin, meqë që të dy paralelisht u prezantuam sinqerisht. Në të vërtetë, ajo ishte ndër më të bukurat femra që kisha njohur, për këtë arsye fillova një afrim të shpejt shpirtëror derisa ndrojtja e saj përpara meje, linte në mua një hije të çuditshme frike e dyshimi. Kur po merrja me mend se edhe ajo do të niste të shfajësohej para meje për ndonjë “gabim” eventual, ose për mbrojtje të virgjërisë së saj, as që mund të paramendoja se fati i saj ndryshonte rrënjësisht nga fatet tjera femërore. Vetë jeta e saj nuk kishte asgjë të përbashkët me vajzat e tjera që kisha takuar, sepse fitova bindje të plotë se përveç tragjedisë së përjetuar, nuk kishte marrë “erë” asnjëherë nga dashuritë me meshkujt. “Nuk kam pasur kurrë asnjë të dashur, nuk e di as çka është dashuria, por e di se unë jam vetë TMERRI i jetës sime: jam e dhunuar gjatë luftës nga serbët”. Në pamje të parë, m’u reflektua aq dhimbshëm shprehja vajtuese e fytyrës së saj, kështu ndjeva një ngacmim të habitshëm në brendinë time që nuk më kishte pushtuar asnjëherë në duel me një femër. Thjesht, isha i dhënë i tëri pas dhimbjes për Fatimen dhe për këtë arsye më dukej më e arsyeshme që të martohesha me një femër si ajo sesa me një nga ato që u kishin shkuar në shtrat kushedi sa dashnorëve të tjerë. Kjo ishte edhe dilema ime më e jashtëzakonshme në gjithë jetën time: isha plotësisht i vetëdijshme se do të duhej të largohesha prej saj, meqë në Kosovë kishte edhe sa e sa femra të tjera që prisnin “princit” e tyre. Mirëpo e ndieja në vete se kishte diçka enigmatike, diçka të pashpjegueshme, diçka që nuk më kish drithëruar asnjëherë para një femre, që nuk më lejonte të ikja nga ajo, por t’i afrohesha edhe më pranë dhe t’ia derdhja gjithë dashurinë time të përzemërt për të. Filloi të më përshkruante momentin më delikat të jetës së saj kur e kishin përdhunuar dy paramilitarë serbë në shtëpinë e saj, madje para syve të anëtarëve të familjes. I besoja me sinqeritetin më të madh që kisha ushqyer ndonjëherë përpara një femre dhe për këtë arsye ia dhashë fjalën se do ta përkrahja shpirtërisht, do ta ndihmoja tashmë kur edhe ajo ishte tepër e sigurt se do të kurorëzohej me mua. I zija besë kur thoshte se ishte e dhunuar gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, meqë kisha dëgjuar për shifrën e madhe të atyre vajzave shqiptare që kishin përjetuar një fatkeqësi aq katandisëse, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe e zgjedhura ime, Fatimja. Por asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja se pikërisht do me një vajzë të dhunuar në luftën e Kosovës, do të pranoja me mjaft vendosmëri ta lidhja fatin tim të jetës. Isha shumë më i lumtur të çoja jetë me një vajzë si Fatimja, sesa me ndonjë prej atyre që kushedi se nga kishin lënë “gjurmët” e tyre të kurvërimit. Megjithatë, nuk më eci ashtu siç unë po e parashikoja të ardhmen time me një femër “të dhunuar”, sepse ndodhi ajo që nuk e prisja. Duke qenë krah për krah me Fatimen, me të cilën pak nga pak po shkonim drejt fejesës, kuptova tragjedinë tjetër të identitetit të saj të fshehur: ajo gjatë kohës kur po lidhej jetësisht me mua, kish nisur që pas shpinës sime të takohej me “shokët” e saj të dikurshëm. Pas kësaj tradhtie dyfytyrëshe të saj, mora vesh se ajo as që kishte qenë e dhunuar, siç më kishte gënjyer, por u interesova për të dhe përpara meje u shpalos një botë tjetër e saj. Ajo që në bankat e hershme të shkollës së mesme kishte nisur “aventurat” e saj me meshkuj të shumtë, të cilët shpejt i kishte lënë dhe po aq shpejt e kishte gjetur tjetrin, ndërkaq kishte taktizuar që para meshkujve si unë, që kishin në mendje vetëm seriozitetin, t’ua pluhuroste mendjen se ishte “dhunuar”. Ditën e fundit e ftova në banesën time pa i dhënë shenjë se kisha ndryshuar qëndrim për të, ndonëse e urreja tmerrësisht dhe e urdhërova të zhvishej. Pasi zbraza gjithë mllefin dhe urrejtjen time për të mbi trupin e saj në shtrat, i thash të vishej, ia tregova derën ka duhej të dilte, për të mos u kthyer më kurrë. “Tash shko dhe takohu me ata “shfalerat” tu të tjerë”, dhe e shtyva për të mos i parë kurrë më sytë.

Kur nisi të belbëzoj diçka me lot në sy dhe e shastisur, ia mbylla derën me rrëmbim, por ajo filloi t’më trokiste në derë disa herë radhazi. As që më interesonte më për të: kur e pa se unë nuk po ngrihesha t’ia hapja derën dhe se çdo gjë kishte marrë fund midis nesh, ia dëgjova hapat duke ecur nëpër korridor tek zbriste shkallëve teposhtë./Y. M./Kosovarja/