Familjarët e Isa Boletinit të palëkundur: Eshtrat të rivarrosen më 10 qershor në Boletin

25.05.2015 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Familjarët e Isa Boletinit të palëkundur: Eshtrat të rivarrosen më 10 qershor në Boletin

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, sërish u takua me familjarë të heroit kombëtarë Isa Boletini, ku ishte prezent edhe hoxhë Asllan Murati, i cili i ka ruajtur për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet eshtrat e heroit në shtëpinë e tij, me të cilët ka biseduar rreth çështjes së rivarrimit të heroit.

Sipas një njoftimi të Komunës së Mitrovicës, kryetari Bahtiri, i ka njoftuar të pranishmit në takim për takimin me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me ç’rast ky i fundit ka mbështetur fuqishëm vendosmërinë e kryetarit Bahtiri dhe të familjarëve të heroit Isa Boletini, që eshtrat e tij të rivarrosen në Boletin.

“Kryetari Bahtiri edhe në këtë takim kërkoj nga familjarët, të shprehin vullnetin e tyre se ku dëshirojnë që të rivarrosen eshtrat e heroit Isa Boletini, në Vlorë, sikur ka vendos Këshilli për Rivarrim i formuar nga Qeveria e Kosovës, apo në Boletin, që është vullnet i shprehur nga familjarët dhe kërkesë unanime dhe e fuqishme e Kuvendit të Komunës, qytetarëve, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, intelektualët e shoqëria e civile e Mitrovicës, si dhe nga institucione të ndryshme të Republikës së Kosovës, kryetar komunash, shkencëtarë e intelektual me nam nga Kosova e më gjerë”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se ai u tha familjarëve se nëse ata janë të vendosur që rivarrimi i eshtrave të heroit Boletini, të bëhet në vendlindje dhe në ditën e caktuar fillimisht nga Qeveria e Kosovës, pra më 10.06.2015, atëherë duhet t’i jepet edhe një shans Qeverisë së Kosovës, që të vendos se a donë të mbështes kërkesën unanime të mitrovicasve dhe familjarëve që heroi Isa Boletini të rivarroset në Boletin, apo jo.

Nëse qeveria thotë se është e gatshme të mbështesë kërkesën e familjarëve dhe kërkesën gjithë popullore për rivarrimin e eshtrave në Boletin, shtoi kryetari Bahtiri, atëherë institucionet e pushtetit lokal janë gatshme që të bashkëpunojnë maksimalisht me qeverinë e vendit për vazhdimin e menjëhershme të përgatitjeve për rivarrimin e eshtrave në Boletin.

“Por, nëse, qeveria e Kosovës, nuk shpreh gatishmëri për të tërheq vendimin skandaloz dhe të pakuptimtë e johuman të Këshillit për Rivarrim, me të cilin eshtrat parashihen të rivarrosen në Vlorë, e jo në Boletin, dhe nuk dëshiron të mbështet kërkesën tonë të përbashkët, atëherë ne nuk do të lejojmë më që dikush të luaj me heroin tonë, këtë figurë emblematike, por do t’i rivarrosim vet eshtrat e tij aty ku ka lindur dhe ku vazhdimisht ka shpreh dëshirën që të pushoj përgjithmonë. Komuna do të formoj këshillin e vet për rivarrim dhe do t’i mbuloj të gjitha shpenzimet”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Familjarët e heroit Isa Boletini, rrethi i ngushtë dhe rrethi i gjerë, janë shprehur të qëndrojnë pa u lëkundur dhe vendosmërisht në qëndrimin e tyre se eshtrat e heroit Isa Boletini, duhet të rivarrosen, ashtu sikur është caktuar në fillim, pra më 10 qershor 2015, vetëm në Boletin dhe askund tjetër. Ata kërkuan nga kryetari Bahtiri që të jetë bashkë me ta në realizimin e kërkesës së tyre. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht