Familjarët e Grupit të Kumanovës rrëfehen një ditë pas vendimit të gjykatës

E publikuar: 03/11/2017 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarët e të dënuarve në Grupin e Kumanovës janë të bindur se i gjithë procesi ishte montim politik.
Familjarët e Fadil Fejzullahut, u akuzua për terrorizëm dhe u dënua me burgim të përjetshëm, thonë të jenë të shokuar me këtë vendim.

Abedin Fejzullahu thotë se ka vetëm një arsye që grupi i Kumanovës u dënua.

“Sepse janë shqiptarë”, tha ai për Klan Kosovën.

Liman Lutfiu, i biri i të cilit Irfani, të enjten u dënua me 14 vjet burgim, thotë se djali i tij nuk kishte asnjë lidhje me grupin e armatosur.

Zarife Ajdini, nëna e Besnik Ajdinit, që ishte nga të paktët e Grupit të Kumanovës që u lirua, thotë se i biri akoma nuk i ka ardhur në shtëpi.

Rasti i Kumanovës është rasti ku janë dhënë dënimet më të rënda me më së shumti persona ndonjëherë.