Familja e Liridonës kërkon zhvarrosjen e saj: Të prehet në vendlindje

E publikuar: 01/12/2023 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liridona Ademaj Murseli u përcoll këtë të premte për në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Cërmanjë të Gjakovës, vendlindja e bashkëshortit të 30-vjeçares.

Nëna e dy fëmijëve u varros disa orë përpara se autoritetet në Prishtinë të vinin në pranga pikërisht bashkëshortin e saj Naim Murseli, si personin që porositi vrasjen e së resë.

Kjo, sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, ka bërë që familja Ademaj të kërkojë zhvarrosjen e së bijës. Ata kërkojnë që vajza e tyre të prehet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.