Faktorët që ndikuan në shtrirjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

05.11.2017 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Faktorët që ndikuan në shtrirjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren

Qyteti i Prizrenit pritet të jetë shtëpia e dytë për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ngaqë atje së shpejti do të zhvendosen disa departamente të kësaj ministrie. Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe ai i Kulturës, që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm do të funksionojnë nga ky qytet, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

“Ne tashmë kemi një vendim të Qeverisë së Kosovës sa i përket bartjes së Ministrisë së Kulturës në qytetin historik dhe kulturor të Prizrenit. Kjo ka qenë një prej iniciativave tona të para për shkak të shumë karakteristikave që ka qyteti i Prizrenit, duke përfshirë aktivitetet kulturore që i ka ky qytet, qoftë festivaleve të ndryshme me karakter ndërkombëtar”.

“Duke u mbështetur në karakteristikat historike që ka qyteti i Prizrenit dhe një pasuri të trashëgimisë kulturore, pastaj shumë monumenteve…, dhe këto kanë qenë arsyet që kemi menduar që Prizreni meriton të ketë selinë”, theksoi Gashi.

Por, komuniteti i artistëve në vend konsideron se përkrahja për këtë kategori gjithmonë ka munguar.

Arian Krasniqi, dramaturg dhe ish-drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës tha se zhvendosja e institucionit nga Prishtina në Prizren nuk ka aq rëndësi, sa do të kishte përkrahja më e madhe e artistëve në Kosovë.

“Mendoj që qyteti i Prizrenit shquhet për nga vlerat kulturore dhe artistike dhe çdo angazhim institucional për ta forcuar identitetin e vet si qytet kulturor, në parim është i mirë. Këtë përpjekje e shoh më tepër si politike në këtë fazë sesa diçka që konceptohet si vizion për të ardhmen”, tha Krasniqi.

Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë

Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë

Ndërkohë, sipas ministrit Kujtim Gashi tashmë Komuna e Prizrenit do të ndajë dy objekte të parapara për Ministrinë e Kulturës.

“Ne jemi duke përgatitur zhvendosjen e ministrisë atje, dhe gjithashtu kemi biseduar edhe me zyrtarë nga Komuna e Prizrenit për ndarjen e dy objekteve ku ne po mendojmë të vendosemi. Ka pasur zëra që kanë thënë se si është e mundur që gjithë ministria të zhvendoset në Prizren, por ky institucion do të jetë në dy qytetet, e edhe në Prishtinë”.

“Stafi do të jetë i njëjtë, sidomos pjesa politike, derisa stafi i shërbimit civil me marrëveshje do të zhvendoset. Ata që nuk janë të gatshëm nuk do të shkojnë pa vullnetin e tyre”, shpjegoi Gashi.

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të Republikës së Kosovës, tha se tashmë është marrë vendim nga ministri i Kulturës që një pjesë e këtij dikasteri të shkojë në qytetin e kulturës, në Prizren.

“Kryeministri i mbështet të gjitha veprimet e dikastereve qeveritare që janë në funksion të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, përkatësisht të ngritjes së kapaciteteve menaxhuese të kulturës së vendit”.

“Është një zyre atje që jep shërbime e që është më afër qytetarit, një delegim i pushtetit. Mendoj se ministri e ka paraparë që stafin ta ketë edhe nga qyteti i Prizrenit”,tha Matoshi.

Ndryshe, zhvendosja e një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, paraqet një praktikë të re, ngaqë deri më tani, Qeveria e Kosovës ka qenë e përqendruar me të gjitha ministritë, vetëm në Prishtinë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale