Lajmet

Fabrika “Ferronikel” ndërpret prodhimin që nga nesër

31.03.2016 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Fabrika më e madhe në Drenicë “Ferronikeli” e cila është privatizuar pas luftës nga nesër do të ndërpresë prodhimin e saj.

Në një komunikatë dërguar mediave nga kjo kompani sqarohet edhe arsyeja e ndërprerjes së prodhimit, siç thuhet për shkak të sigurisë.

“NewCo Ferronikeli Complex, anëtar i grupit të kompanive Cunico Resources NV, njofton se do të ndërmarrë një ndërprerje të pa planifikuar dhe të menjëhershme të prodhimit në fabrikën e saj në Drenas, duke filluar nga 1 Prilli. Kjo për shkak të problemeve teknike të zbuluara kohëve të fundit me pajisje të caktuara në fabrikë, të cilat kanosin sigurinë në fabrikë, krijojnë rrezikun që të shkaktohet dëm i pariparueshëm i pajisjeve dhe, kështu, detyron vendosjen e menjëhershme të fabrikës në gjendje për riparim, si dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve, e cila po shkakton humbje të konsiderueshme për grupin”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se në fabrikë do të implementohet Plani i Mirëmbajtje s dhe Kujdesit (“CAMP”). CAMP do të përfshijë rinovimin e furrës rrotulluese dhe furrës elektrike në linjën 1, si dhe pajisjeve të tjera mirëmbajtëse.

“Procesi është i planifikuar të zgjasë përafërsisht 90 ditë. Menaxhmenti i NewCo Ferronikelit beson se, pas përfundimit të suksesshëm të “CAMP”, prodhimi do të rifillojë atëherë kur nuk do të ketë probleme teknike të papritura dhe kur kushtet e tregut do të jenë të përshtatshme”, thuhet në njoftim.

“Grupi Cunico Resources u janë mirënjohës të gjitha palëve të përfshira në Republikën e Kosovës për mbështetjen e dhënë gjatë dekadës së fundit. Të gjithë punëtorët, bankat, furnizuesit, klientët dhe Qeveria, së bashku me aksionarët e Cunico Resources, e kanë bërë kompaninë NewCo Ferronikeli kampion të vërtetë të investimeve të huaja në Republikën e Kosovës që nga viti 2006. Cunico Resources janë të përkushtuar që NeëCo Ferronikeli të k etë qëndrueshmëri për një të ardhme afatgjatë dhe dëshiron t’i sigurojë të gjitha palët e përfshira që do të punojnë në mbrojtjen e interesave të tyre në kushtet e tanishme të tregut”, thuhet në njoftimin e NewCo Ferronikeli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje