FA Cup, Exeter ndal Liverpool

E publikuar: 08/01/2016 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli anglez vjen në Supersport me përballjet e FA CUP. Surprizën në Kompeticionin më të vjetër në botë e dhuroi Exeter, skuadra që lundron në mesin e klasifikimit të League Two, kategorisë së katërt të futbollit anglez ndali në barazim 2-2 Liverpulin në raundin e tretë. Exeter kaloi në avantazh që në minutën e 9 me Nichols por të kuqtë u përgjigjën me golin e Sinclair, gjithsesi vendasit nuk u dortëzuan dhe morrën sërish avantazhin me një supergol të Lee Holmes.

Skuadra e Jurgen Klopp më pas arriti të barazonte sërish me anë të Brad Smith që shfrytëzoi një kthim të keq të topit nga mbrojtja e Exeter, por nuk mund të bënte më tepër dhe me rezultatin final 2-2 sipas rreugllave të komperticionit të dyja skuadrat do të ndeshen sërish nga e para, tanimë në Anfield për të vendosur se cila do të kualifikohet.