Është koha që Qeveria të veprojë, situata mund të dalë nga kontrolli!

E publikuar: 15/12/2021 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situata mund të dalë shpejt jashtë kontrollit nëse lejohet krijimi i një zinxhiri të pakënaqësive sociale, shoqëruar edhe me krizën energjetike. Kjo duhet të parandalohet me çdo kusht nga Qeveria e Kosovës:

Qeveria duhet urgjentisht të bëjë një zgjidhje të problemit të furnizimit me energji elektrike edhe nëse kjo në këtë moment nuk përputhet me strategjinë afatgjatë për këtë sektor.

Situatat e jashtëzakonshme, kërkojnë përgjigje te jashtëzakonshme. Kriza energjetike, ne vendet si Kosova, krijon mundësi për krize sigurie.Qeveria duhet të fillojë urgjentisht dialogun konstruktiv me grupet e interesit dhe sindikatat, duke filluar nga gastronomët, bizneset e tjera e deri te sindikalistët.

Polarizimi i mëtejshëm është i gabueshëm jo veç për qeverinë, por edhe për shtetin. Te gjitha palët duhet të angazhohen në komunikim të sinqertë dhe t’i kërkojnë zgjidhjet e mundshme, qofshin ato edhe të përkohshme.

Qeveria para së gjithash duhet të tregoj më shumë empati, por edhe përkushtim për adresimim e brengave shoqërore, por edhe palët e tjera kujdes më të madhe në mënyrën si reagojnë.

Shoqëria duhet të komunikoj mes vete. Në të kundërtën kam frikë se gjërat mund të eskalojnë.

Kjo gjë nuk na duhet në asnjë kohë, e më së paku tash kur presioni po rritet në çështjet e ndërlidhura me Dialogun.Zvarritja e mëtejshme e trajtimit nga Qeveria mund të jetë fatale.

Kjo qeveri, pavarësisht fuqisë numerike, dhe për hirë të argumentit asnjë para saj dhe pas saj, nuk ka mandat për të lejuar zhytjen e Kosovës në një kaos. Është koha për të vepruar!