Escobar për shpalljen Non Grata të Berishës: Vendim institucional dhe jo politik

E publikuar: 10/12/2021 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Escobar

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se vendimet për të shpallur një zyrtar apo ish zyrtar si të korruptuar janë vendime institucionale dhe aspak vendime politike, duke sjellë në vëmendjen rastin e dy ditëve më parë, me sanksionet ekonomike që iu vunë grupit serb në veri të Kosovës.“Është një vendim institucional.

Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion”, shprehet Escobar, ndërsa pretendimet e ish kryeministrit Berisha se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, i konsideron absolutisht të gabuara, madje të rrezikshme sipas tij.

Escobar theksoi se SHBA-të ndjekin korrupsionin aty ku është, pasi është një përpjekje midis agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes.

“Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”, tha ai.