Escobar i shkon në zyre Kurtit

E publikuar: 17/03/2023 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online.

Para këtij takimi, Escobar ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Emisari Special i ShBA-së, po qëndron në Prishtinë, pas vizitës në Beograd, i cili do të përqendrohet në sigurimin e një pajtimi rreth zbatimit të planit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet dyja shteteve.